Nesër luhen ndeshjet e balotazhit për Ligën e Parë në RMV

Të dielën do të kompletohen ekipet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi prej orës 16:30 do të zhvillohen ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Pelisterin në stadiumin e Kavadarit, ndërsa AP Brera do të luajë në Manastir kundër Skopjes.

Ekipet që do të eliminohen do të vazhdojnë garën në Ligën e Dytë.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk do të marrin një trofe brenda një sezoni, pasi kampion i Ligës së Parë u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në sezonin 2026/2027 në Ligën e Parë do të luajë Shkëndija, Struga, Bashkimi dhe Arsimi.