Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, tetë kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit.
Tre persona në Shkup dhe nga një në Tetovë, në Gostivar dhe në Veles kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Ndërsa nga një shofer në Gjevgjeli dhe në Veles kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…