Categories: LajmeMaqedoni

Ndalimi i telefonave në shkollat e mesme, nxënësit kundër masës

Ndalesa e telefonave celularë për nxënësit e shkollave të mesme është në shqyrtim. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëruan se përmes kësaj mase synojnë rritjen e përqendrimit të nxënësve në orët e mësimit.

Por, shumica e nxënësve janë kundër këtij vendimi. Sipas tyre, telefonat celularë u mundësojnë qasje më të lehtë në informacione dhe përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë kohës së tyre në shkollë.

Disa të tjerë vlerësojnë se në vend se të ndalohen celularët, duhet të vendosen pajisje që pengojnë përdorimin e rrjeteve sociale.

“Në një aspekt ka edhe pjesën e mirë por nga ana tjetër ndoshta nuk ka të mira pasi telefoni na ndihmon edhe si kalkulator por ka edhe pengesa për mësim. Cilat janë të mirat dhe të këqijat? Të mirat janë që mundësh të përdoresh për AI, dhe informata tjera për mësim por edhe dekoncentrohesh në mësim dhe kjo është pjesa e keqe.”– tha një nxënës.

“Do të ishte problematike të ndalohen pasi nxënësit e shkollave të mesme janë larg shtëpisë dhe ndalesa e komunikimit me prindërit por nga ana tjetër është problematike përdorimi i celularit gjatë orëve të mësimit, pra jam edhe për ndalese por edhe jo, pasi ka edhe anët pozitive dhe ato negative.” – tha një nxënëse.

“E keqja është që nuk do mund të flasim me prindërit ndërsa ana e mirë është që do ndalen fotografitë që t’i keqpërdorin ndaj nxënësve.” – tha një nxënës.

Sipas paralajmërimit të Ministres së Arsimit Vesna Janevskes dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievskit, përdorimi i celulareve për nxënësit e shkollave të mesme do të lejohej vetëm për nevoja mësimore me autorizim nga ana e profesorëve.

Ndërsa sipas tyre, kjo praktike pritet të filloje pas bisedimeve me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme në Shkup./Alsat.mk.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago