Një rast i jashtëzakonshëm mjekësor është regjistruar së fundmi, ku një grua 58-vjeçare ka mbetur shtatzënë me tre foshnja përmes procedurës së fertilizimit in vitro IVF.
Lajmi është bërë i ditur nga prim. dr. Tashë Trpçevski, i cili theksoi se dëshira e fortë për të pasur fëmijë, e shoqëruar me përparimet e mjekësisë moderne, ka bërë të mundur një histori të pazakontë suksesi.
Sipas tij, kontrolli me ultratinguj ka konfirmuar se bëhet fjalë për një shtatzëni të trefishtë, një gjendje që konsiderohet shumë e rrallë dhe me rrezik të lartë në këtë moshë.
Rasti kërkon mbikëqyrje të vazhdueshme dhe trajtim të specializuar multidisiplinar, duke përfshirë mjekë nga fusha të ndryshme, për të siguruar ecurinë sa më të sigurt të shtatzënisë.
Dr. Trpçevski theksoi se për shkak të kompleksitetit të rastit dhe moshës së pacientes, nevojitet kujdes i shtuar dhe monitorim i vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.
Ky rast po cilësohet nga mjekët si një nga shembujt më të rrallë në praktikën klinike, duke ngjallur interes të madh në komunitetin mjekësor.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…