Pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, Sorgini u përjashtua nga gara pas një shkeljeje të rregullores, pasi kishte marrë informacion nga jashtë.
I ftuar në emisionin “Ferma Club”, ai tregoi se kishte dëgjuar disa zëra teksa po kthehej në shtëpi dhe se kurioziteti e kishte bërë të ndalej.
“Nuk e dija që do e gjeja atë balancë. Ishte një moment që dola nga Agai dhe po ecja drejt shtëpisë dhe dëgjoj disa zëra. Mu dukën si të miqve familjarëve, kurioziteti se çfarë kam bërë gabim. Unë s’kam patur asnjë përfitim nga Moza. Por nuk e di çfarë interpretohet jashtë. Unë e dija se çfarë bëhet jashtë. Aty brenda padashje krijohen perceptime të gabuara. Moza më afroi”, u shpreh ai.
Në studio reagoi edhe Albano Bogdo, i cili komentoi largimin e Sorginit duke thënë: “Nuk ishe për atë punë. Më mirë që të folën ata dhe dole. Mua s’më dukeje fare vetvetja. Sikur të kishin futur me zor.”
Ndërsa Sorgini iu përgjigj shkurt: “Jam dakord me ty.”
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…