Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi gjatë seancës për pyetje deputetësh se ligji për provimin e jurisprudencës nuk përcakton që testi të zhvillohet vetëm në një gjuhë, duke theksuar se kjo çështje rregullohet me akt nga ministri kompetent.
Duke iu përgjigjur deputetit Skender Rexhepi, Mickoski pyeti opozitën shqiptare pse gjatë viteve sa kanë pasur ministra të Drejtësisë nuk e kanë zgjidhur këtë çështje.
“Nëse e lexoni ligjin, do ta shihni se nuk është e përcaktuar me ligj në cilën gjuhë zhvillohet provimi, por këtë e rregullon ministri. Sa ministra të Drejtësisë ka pasur koalicioni që ju e mbështesni dhe pse nuk e rregulluan këtë çështje?”, deklaroi Mickoski.
Ai akuzoi opozitën për hipokrizi politike dhe përpjekje për të krijuar tensione ndëretnike për përfitime politike.
“Kur jeni në opozitë bëheni patriotë të AliExpress-it, ndërsa në pushtet promovoni agjenda të tjera”, tha kryeministri.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…