Diplomatja britanike Maya Sivagnanam është emëruar ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën në muajin gusht të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Britanike në Shkup, e cila njoftoi se Sivagnanam do të zëvendësojë ambasadorin aktual Matthew Lawson, i cili shërben në këtë pozitë që nga viti 2022.
Sipas biografisë së saj zyrtare, Maya Sivagnanam ka mbi 25 vite përvojë në diplomaci dhe gjatë karrierës ka mbajtur disa poste të rëndësishme, përfshirë edhe angazhimin në Ambasadën Britanike në Ankara të Turqisë.
Ky do të jetë angazhimi i saj i parë si ambasadore në krye të një misioni diplomatik, ndërsa ajo bëhet gruaja e dytë që mban postin e ambasadores britanike në Maqedoninë e Veriut, pas Rachel Galloway.
Më herët, Sivagnanam ka ushtruar edhe detyrën e zëvendësdrejtoreshës së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Londër vitin e kaluar.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…