Projektligji i ri për mbrojtjen nga përdorimi i duhanit ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të shqyrtohet në seancë plenare, duke sjellë kufizime të reja për duhanpirësit dhe bizneset.
Sipas propozimit, ndalohet pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike në pothuajse të gjitha hapësirat publike të mbyllura, përfshirë institucionet shëndetësore, shkollat, universitetet, çerdhet, institucionet shtetërore, transportin publik, qendrat tregtare, hotelet, restorantet, kafenetë dhe objektet e lojërave të fatit.
Ligji parashikon gjithashtu ndalim të konsumimit të duhanit brenda një distance prej 20 metrash nga hyrjet e spitaleve, shkollave, universiteteve, çerdheve dhe qendrave sportive. Në automjetet private, duhani do të jetë i ndaluar nëse brenda ndodhen fëmijë ose të mitur.
Një nga risitë kryesore është ndalimi i ekspozimit të cigareve në markete dhe shitore. Produktet e duhanit do të duhet të ruhen në vende të mbyllura, ndërsa konsumatorët do të kenë qasje vetëm në listën me emrat dhe çmimet e tyre.
Po ashtu, ndalohet promovimi i duhanit në rrjetet sociale, shitja online dhe përmes automatëve, si dhe format e ndryshme të marketingut dhe shpërblimeve promocionale.
Për shkelësit janë paraparë gjoba të larta. Qytetarët që pinë duhan në vende të ndaluara mund të dënohen me nga 150 deri në 300 euro, ndërsa bizneset me gjoba që arrijnë deri në 5 mijë euro.
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se ndryshimet synojnë mbrojtjen e shëndetit publik dhe uljen e numrit të duhanpirësve, veçanërisht te të rinjtë, duke harmonizuar legjislacionin vendas me standardet e Bashkimit Evropian.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…