Categories: LajmeMaqedoni

LSDM: Borxhi i shtetit arrin në 10.774 miliardë euro, më i larti në histori

Opozitarja LSDM ka akuzuar pushtetin aktual se e ka futur vendin në borxhe të vazhdueshme, duke paralajmëruar pasoja edhe për gjeneratat e ardhshme.

Sipas tyre, gjatë dy viteve të qeverisjes së Hristijan Mickoski, borxhi publik ka pësuar rritje të ndjeshme dhe ka arritur nivel rekord.

“Për vetëm tre muajt e parë të këtij viti, është bërë borxh i ri prej 700 milionë eurosh. Në kurriz të popullit, në kurriz të gjeneratave të reja të ardhshme. Për dy vite pasi Mickoski është në pushtet, borxhi publik është rritur për 2,3 miliardë euro dhe tani arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, më i larti në histori. Të jemi të qartë: ky është borxh krejtësisht i ri. Gjithçka që është kthyer, tanimë është marrë nga përllogaritjet. Bëhet fjalë për huamarrje neto, e krijuar drejtpërdrejt nga ky pushtet i paaftë dhe i prishur. 2,3 miliardë euro marrëveshje të reja, ndërkohë nuk ka para për paga më të larta. Qeveria refuzon ta rrit pagën minimale prej 600 eurosh, nuk ka masa për shtrenjtimet, qytetarët janë të lënë vetëm të përballen me varfërinë edhe atë në krizë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska.

Admin1

Recent Posts

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

19 minutes ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

13 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

13 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

1 day ago