Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon një takim me mërgatën shqiptare në Cyrih të Zvicrës.
Tubimi po mbahet në sallën “The Hall” në Dübendorf, ku po marrin pjesë bashkatdhetarë të shumtë.
Ndërkohë, një ditë më vonë, më 24 maj, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë një takim me diasporën shqiptare në Winterthur.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet në ambientet “Royal Palace”, në adresën Holzwingerstrasse 42, duke filluar nga ora 14:00.
Organizatorët kanë ftuar mërgatën shqiptare të marrë pjesë, duke theksuar rëndësinë e diasporës në proceset politike dhe zhvillimin e Kosovës.
Tubimet në Zvicër po konsiderohen si pjesë e mobilizimit politik të partive kosovare ndaj votuesve në diasporë, të cilët tradicionalisht luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhjet në Kosovë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…