Saubermacher, kompania që menaxhon mbeturinat në Tetovë, ka kërkuar zyrtarisht rritje të çmimit për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, kërkesë që pritet të shqyrtohet në Këshillin Komunal.
Sipas këshilltarit komunal nga Lëvizja “Më mirë për Tetovën”, Agron Arifi, kërkesa parasheh rritje rreth 30% për qytetarët dhe nga 50 deri në 100% për bizneset.
“Ky është rreziku që i kanoset qytetarëve kur komuna lidh marrëveshje për Partneritet Publiko-Privat. Privati gjithmonë ka interes përfitimin financiar, ndërsa komuna, e cila nuk është e aftë të ofrojë shërbimet e duhura, i ikën përgjegjësisë duke lidhur marrëveshje të dëmshme që zhvasin banorët. E hëna do të tregojë se kë do të mbrojnë këshilltarët komunalë: interesin e qytetarëve apo biznes-interesat që lidhen ngushtë me klane partiake”, tha Agron Arifi.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Komunal nga koalicioni VLEN, Jusuf Abduli, tha se kërkesa do të shqyrtohet dhe se po zhvillohen diskutime për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Ne si grup i këshilltarëve jemi në diskutim dhe kemi vërejtjet tona, të cilat do t’i shpalosim në seancën e radhës. Do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të mos ketë rritje, ose të mos pranohet kjo kërkesë e ‘Saubermacher’ në atë formë që do të ndikonte rëndë në ekonominë e qytetarëve të Tetovës”, deklaroi Abduli.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…