Salla sportive e qytetit në Tetova, e ndërtuar në vitet ’80, vazhdon të mos jetë funksionale për aktivitetet sportive.
Ky objekt me kapacitet rreth 5 mijë vende, i vetmi në qytet që plotëson standardet për ndeshje ndërkombëtare dhe të ligës së parë, aktualisht përdoret për qëllime biznesi, duke strehuar kompani të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se pas një procesi disa vjeçar janë fituar të gjitha betejat ligjore dhe salla tashmë i është kthyer në kompetencë komunës.
“Përfundimisht pas gati 5 viteve në krye të detyrës në Komunën e Tetovës janë fituar betejat ligjore dhe salla e sportit i është kthyer komunës së Tetovës. Komuna e Tetovës është duke përgatitur projekt për rikonstruminin e sallës dhe e njëjta të jetë në shërbim të sportit dhe atë duke i plotësuar të gjitha kriteret për lojëra ndërkombëtare për destinimin që e ka. Për basket, volejboll, hendboll dhe gjithë këto sporte të cila luhen në sallë. Unë besoj se shumë shpejt përkrah stadiumit si një terren kapital për sportin tetovar edhe salla e sportit do të jetë në shërbim të sportistëve tetovar”, deklaroi Kasami.
Nga Komuna bëjnë të ditur se objekti ishte dhënë me koncesion në vitin 2001 një kompanie private, me të drejtë menaxhimi deri në vitin 2034. Megjithatë, pas negociatave, salla tashmë pritet t’u rikthehet qytetarëve dhe sportit.
Ndërkohë, këtë vit komuna ka marrë në menaxhim edhe stadiumin e qytetit, ku po zhvillohen punime dhe pritet që brenda 18 muajve të marrë një pamje të re./lajmpress.org
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…