Kasami: Një hapësirë e re e gjelbër për Tetovën

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka njoftuar për një transformim të një hapësire publike në qytet, duke theksuar angazhimin për rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta, përcjell tetova1

Përmes një postimi, ai ka bërë të ditur se falë përkushtimit dhe punës së Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK), një zonë është shndërruar në një ambient më të rregullt dhe të gjelbëruar, në shërbim të qytetarëve.

Kasami ka apeluar që këto hapësira jo vetëm të shfrytëzohen për pushim dhe relaks, por edhe të mirëmbahen nga vetë qytetarët.

Postimi i plotë:

“E diela me punë!

Si ishte dhe si është tani, falë përkushtimit dhe angazhimit të NPK-së.

Një hapësirë e gjelbërt më shumë për qytetin tonë, që nuk është vetëm për t’u parë dhe shijuar, por edhe për t’u mirëmbajtur nga secili prej nesh.

Tetova 🍀🌴”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *