Kapet me pasaportë false në Aeroportin e Shkupit, arrestohet shtetasi nga Kina

Policia kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar një 48-vjeçar nga Republika Popullore e Kinës, pasi i njëjti ka tentuar të hyjë në shtet me dokumente të rreme.
​Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur dje (më 27.04.2026) rreth orës 16:45. Gjatë kontrollit të dokumenteve në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi me iniciale J.S.V. ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.
​Personi në fjalë i është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Shkup për procedura të mëtejshme ligjore./fol.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *