Cllevio është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.
Pas daljes nga gjykata, ai dha një prononcim për mediat, duke komentuar si mbi çështjen gjyqësore, ashtu edhe mbi përplasjen e tij të njohur me reperin Noizy.
Cllevio tha se konflikti mes tyre ka qenë vetëm verbal dhe e krahasoi me debatet që ndodhin në politikë, duke theksuar se nuk ka pasur përplasje fizike.
Ai shtoi se nuk ka kërkuar ndihmë nga Laert Haxhiu për këtë çështje dhe se gjithçka ka qenë një konflikt personal dhe artistik.
Në fund të deklaratës, ai tha se kishte kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për pajtim me Noizyn, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkohë, seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut është shtyrë për më 3 qershor, ndërsa dëshmia e Cllevios pritet më 10 qershor.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…