Categories: LajmeRajon-Botë

Gjoba deri në 500 euro në Ulqin për lëvizje me bikini jashtë zonave të plazhit

Ulqin ka miratuar një rregullore të re që vendos kufizime për lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare.

Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Ulqinit, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe hapësira të tjera publike të qytetit.

Rregullorja nuk përfshin zonat e plazhit dhe hapësirat pranë bregdetit të dedikuara për pushuesit, ku lejohet veshja tipike verore dhe e plazhit.

Për shkelësit janë parashikuar gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro për personat fizikë.

Autoritetet lokale thonë se masa synon ruajtjen e rendit publik, etikës dhe imazhit të qytetit turistik gjatë sezonit veror, ndërsa rregullorja pritet të hyjë në fuqi gjatë muajve të verës kur numri i turistëve rritet ndjeshëm, përcjell Zhurnal.mk

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

12 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

24 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

24 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

24 hours ago