Ish-Avokati i shtetit, tani avokat, Fehmi Stafa, ka pranuar fajësinë për marrje ryshfeti dhe është marrë vesh me Prokurorinë për të vuajtur një dënim me burg prej një viti e tre muajsh. Sipas hetimit të Prokurorisë, prej tetorit deri më 13 dhjetor të vitit 2025 Stafa ka pranuar gjithsej 50 mijë euro që të ndërmjetësojë te gjykatësi i Apelit Gjoko Ristov, transmeton Portalb.mk.
Fillimisht, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro për shërbimin. Fillimisht ka marrë 30 mijë euro nga motra e të dyshuarit, ndërsa Stafa ka kërkuar më pas edhe 20 mijë euro të tjerapër ta korruptuar gjyqtarin. Sapo i janë dorëzuar 20 mijë eurot, Stafa është arrestuar nga zyrtarët policorë, gjatë së cilës i janë gjetur paratë dhe i janë marrë
Përndryshe, ish Avokati i Shtetit u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të një procedure të iniciuar kundër tij nga PTHPNKOK për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer krimin e marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm.
Siç atëherë informoi Prokuroria, në periudhën nga tetori deri më 13 dhjetor, i dyshuari Stafa mori gjithsej 50,000 euro për të ndërmjetësuar dhe ndikuar te një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit në lidhje me një çështje që po zhvillohej kundër klientit të tij, pra një personi që ai përfaqësonte si avokat.
Menjëherë pas marrjes së parave, i dyshuari Stafa u privua nga liria, dhe paratë iu gjetën dhe iu konfiskuan.
Përndryshe, personi për të cilin ish Avokati i Shtetit duhej të vepronte për heqjen e masës së paraburgimit është i dyshuari në rastin “Zinxhiri”, Lupço Pecov, i njohur me nofkën Djalli.
Stafa, i cili është avokati i Pecovit në këtë rast, kishte paraqitur kërkesë disa muaj më parë për të zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak në mungesë të Pecovit, për të cilën ishte ofruar edhe garanci.
Disa ditë pas arrestimit të Stafës, konkretisht më 16 dhjetor, Pecov, i cili deri atëherë kishte qenë në arrati, u dorëzua vetë te autoritetet e përndjekjes dhe menjëherë u nxor para gjykatësi të procedurës paraprake.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…