Asambleja vjetore e Aleancës së Lirë Evropiane (EFA) ka miratuar unanimisht një deklaratë ku kërkohet që Bullgaria të japë një kërkimfalje zyrtare për, siç thuhet, trajtimin e pakicës maqedonase gjatë periudhës së regjimit komunist.
Në dokument kërkohet gjithashtu zbatimi i 14 çështjeve të ngritura para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat lidhen me regjistrimin dhe funksionimin e organizatave maqedonase në Bullgari.
Sipas deklaratës së EFA-s, situata e pakicës maqedonase në Bullgari përbën një nga rastet më serioze të shkeljes së të drejtave të njeriut brenda Bashkimit Evropian.
Aleanca pretendon se problemet aktuale janë vazhdim i politikave të mëhershme të denacionalizimit dhe asimilimit, që sipas tyre kanë filluar gjatë periudhës së regjimit komunist të Todor Zhivkov.
Dokumenti thekson se që nga vitet ’60 është ndjekur një politikë e mohimit të ekzistencës së pakicës maqedonase, si pjesë e konceptit të një “kombi të vetëm socialist bullgar”.
EFA shton se edhe sot komunitetet maqedonase përballen me qëndrime përjashtuese dhe retorikë politike nga disa figura në Bullgari, të cilat, sipas tyre, vazhdojnë të mohojnë ekzistencën e tyre etnike.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…