Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës, ku një 70-vjeçar dyshohet se ka vrarë vjehrrën e tij 97-vjeçare, me të cilën jetonte.
Viktima, e cila vuante nga disa probleme shëndetësore, ishte nën kujdesin e vajzës dhe dhëndrit të saj. Në momentin e ngjarjes, 97-vjeçarja dhe dhëndri i saj ndodheshin vetëm në banesë.
Sipas hetimeve paraprake, burri dyshohet se e ka mbytur të moshuarën duke i vendosur një qese plastike në kokë, pasi ajo kishte shprehur nevojën për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe prokurori Marco Brusegan, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
I dyshuari është arrestuar dhe pritet të dërgohet në burg, ndërsa vijojnë procedurat hetimore dhe ligjore për ngjarjen.
Top Channel
