Donald Trump vendosi lidhur me propozimin e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do ta shqyrtojë së shpejti planin e ri të paqes të dërguar nga Irani, por nuk beson se ai do të jetë “i pranueshëm”.

Trump bëri një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

“Do ta shqyrtoj së shpejti planin e ri që na ka dërguar Irani,” tha ai, duke shtuar se Irani, sipas tij, nuk ka paguar ende një çmim të mjaftueshëm për veprimet e tij gjatë 47 viteve të fundit ndaj njerëzimit dhe botës.

“Nisur nga këto, nuk mendoj se ky plan do të jetë i pranueshëm,” u shpreh Trump.

OFERTA E RE NGA IRANI

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Irani i ka paraqitur një propozim të ri SHBA përmes Pakistan, i cili po ndërmjetëson bisedimet mes dy vendeve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Sipas IRNA-s: “Irani i dorëzoi Pakistanit, si ndërmjetës në negociata me SHBA-në, tekstin përfundimtar të draftit të negociatave mbrëmjen e së enjtes, më 30 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *