Categories: Sport

Deklarata për trajnerin, Mbappe rrezikon dënimin

Kylian Mbappe po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, mes tensioneve me tifozët dhe trajnerin Alvaro Arbeloa.

Sulmuesi francez u rikthye në fushë në fitoren 2-0 ndaj Real Oviedos, por u prit me fishkëllima nga tifozët. Pas ndeshjes, Mbappe deklaroi se nuk luajti nga minuta e parë pasi trajneri i kishte bërë të ditur se ishte zgjedhja e katërt në repartin ofensiv, pas Mastantuonos, Vinicius dhe Gonzalo Garcia.

Francezi shtoi se ishte gati për të luajtur si titullar dhe mohoi çdo problem lidhur me pushimet e tij në Sardenjë, duke sqaruar se kishte lejen e klubit. Arbeloa reagoi menjëherë, duke mohuar se i kishte thënë lojtarit se ishte zgjedhja e katërt dhe theksoi se vendimet për formacionin i merr vetëm ai.

Trajneri shpjegoi se Mbappe nuk ishte gati fizikisht për të nisur si titullar pas rikthimit nga dëmtimi. Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se lojtari mund të përballet me një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh nëse deklaratat e tij konsiderohen ofenduese ndaj klubit. Situata ka rritur tensionin në prag të vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e klubit madrilen./cna.al/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago