Hantavirusi është kthyer në një nga temat më të diskutuara ndërkombëtare ditët e fundit, pas raportimeve për raste të reja në disa vende të botës.
Kjo çështje u trajtua edhe në emisionin “Rrethi Katror” në “E Diell”, ku u zhvillua një debat mes të ftuarve mbi shkaqet dhe rreziqet e sëmundjeve virale.
Gjatë diskutimit, Alfred Cako deklaroi se hantavirusi lidhet me valët e telefonisë 6G dhe se, sipas tij, koncepti i virusit nuk ekziston.
“Në vitin 2009 doli gripi i derrit dhe doli banda 4G. Kur doli 5G në vitin 2019, doli COVID-i. Tani ka dalë 6G dhe kjo krijon rënie të përgjithshme të imunitetit te shumë njerëz dhe krijohet kjo që quhet hantavirus… Fjala virus nuk ekziston. Është një shpikje për të krijuar vaksinat”, u shpreh ai.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, sëmundjet lidhen me faktorë të jashtëm si ajri dhe helmimet, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj industrisë farmaceutike.
Në të njëjtin diskutim, autori Albatros Rexhaj u shpreh se ndryshimet teknologjike mund të sjellin pasoja për shëndetin e njeriut, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme në të ardhmen.
“Trupi i njeriut nuk mund të përballet me atë që natyra liron… Nuk jemi larg nga pika ku në botë do të ndodhë diçka shumë e rrezikshme për njerëzimin”, tha ai.
Deklaratat e të ftuarve kanë ngjallur debat në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin publik mbi këto teori.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…