Categories: ShowBiz

Dasma e Dua Lipës shkakton reagime në Palermo

Dasma luksoze e Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo ka ngjallur reagime të shumta mes banorëve vendas, për shkak të masave të shtuara të sigurisë dhe kufizimeve në disa zona të qytetit.

Ceremonia tre-ditore po zhvillohet në disa prej lokacioneve më të njohura historike të Palermos, përfshirë Piazza Croce dei Vesperi dhe Palazzo Gangi, ku kanë nisur të mbërrijnë qindra të ftuar nga bota e artit dhe showbiz-it.

Megjithatë, organizimi i eventit ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e banorëve, të cilët kanë vendosur pankarta proteste me mesazhe si: “Palermo nuk jepet me qira” dhe “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjes”.

Sipas raportimeve, disa biznese lokale janë detyruar të mbyllen më herët, ndërsa banorëve pranë zonave të festimeve u është kërkuar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe ballkonet që kanë pamje nga aktivitetet.

Për mbarëvajtjen e ceremonisë janë angazhuar masa të shumta sigurie, përfshirë ndalimin e fluturimit të dronëve dhe dhjetëra truproja private.

Pavarësisht kritikave, autoritetet lokale kanë mbrojtur organizimin e dasmës, duke vlerësuar se eventi sjell promovim ndërkombëtar dhe përfitime ekonomike për qytetin.

Dasma e çiftit vlerësohet të kushtojë rreth 1.5 milion euro dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.

Admin1

Recent Posts

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

13 minutes ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

13 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

13 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

24 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

1 day ago