Pas rikthimit të rasteve të raportuara në disa vende, hantavirusi ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe ka ngritur pyetje nëse kjo sëmundje mund të shkaktojë një situatë të ngjashme me pandeminë e “Covid-19”.
Hantavirus është një virus që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit mund të infektohen përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e kafshëve të infektuara, si dhe duke thithur grimca të kontaminuara në ajër.
Simptomat fillestare zakonisht përfshijnë temperaturë, lodhje, dhimbje muskujsh, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen. Në raste më të rënda, virusi mund të shkaktojë komplikime serioze në mushkëri dhe veshka.
Ekspertët theksojnë se hantavirusi nuk përhapet lehtë nga njeriu te njeriu si COVID-19, ndaj rreziku për një pandemi globale ose izolime masive konsiderohet shumë më i ulët. Shumica e rasteve lidhen me ekspozimin ndaj ambienteve të ndotura nga brejtësit.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë kujdes gjatë pastrimit të hapësirave të mbyllura, magazinave apo vendeve ku mund të ketë prani të minjve, si dhe përdorimin e maskave dhe dorezave për mbrojtje.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…