Categories: LajmeMaqedoni

Çështja e “20 përqindëshit” ndez debat në Parlament

Një pyetje e drejtpërdrejtë dhe një përgjigje që e shmangu thelbin. Në seancën për pyetje deputetësh, deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i kërkoi kryeministrit Hristijan Mickoski heqjen e referimit kushtetues që e përkufizon gjuhën shqipe si gjuhë të “20 për qindëshit” por u largua nga salla pa marrë atë që kërkonte: një “po” ose një “jo”.

Në seancën për pyetje deputetësh në Parlament, deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi i është drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski me një pyetje të drejtpërdrejtë: a ekziston vullnet politik për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të hequr referimin që e përkufizon gjuhën shqipe si gjuhë të “20 për qindëshit”. Rexhepi e nisi duke akuzuar Qeverinë se ka pozicionuar një narrativë që, sipas tij, i largon problemet reale të vendit. Ndërsa debatohet për gjuhën shqipe, për ligjin për përdorimin e saj dhe për provimin e jurisprudencës tha ai pjesa tjetër e botës ka kohë që merret me çështje krejt të tjera. “Kjo qeveri po arrin t’i defokusojë të gjitha problemet reale që ka vendi. Gjithë ky defokusim bëhet duke shkelur të drejtat e mia”, deklaroi deputeti Rexhepi.

Ai vuri në dyshim edhe rolin që po i jepet Komisionit të Venecias në debatet për ligjet që prekin shqiptarët. “Komisioni i Venecias nuk mund të jetë mbi Kuvendin, mbi Kushtetutën. Është këshillëdhënës, vetëm jep këshilla për ligjet, por nuk ka fuqi vendimmarrëse. Që ne sot të bazohemi te ky komision, qoftë për ligjin për gjuhët, qoftë për ligjin për përfaqësim të drejtë e adekuat, kjo nuk ka kurrfarë logjike,” theksoi Rexhepi.

Pyetjen kryesore e formuloi si çështje identiteti. Sipas tij, përkufizimi i gjuhës shqipe me një numër 20 për qind është fyes për të si shqiptar, për identitetin dhe kulturën e tij. Rexhepi i kujtoi kryeministrit edhe një deklaratë të vitit 2020, kur, sipas tij, vetë Mickoski kishte thënë se nuk është në rregull që një bashkësi të emërtohet me numër. “I keni numrat, i kemi numrat mbi 100 deputetë, a keni vullnet politik për të hequr formulimin 20 përqind” tha Rexhepi. Kryeministri e nisi përgjigjen me një qortim ndaj tonit të deputetit, duke thënë se priste më shumë objektivitet. Krahas deklarimit për pyetjen konkrete Mickoski zgjodhi që ta këshillojë Rexhepin për qëndrimet e këtij të fundit. Mickoski u shpreh se distancohet nga një qëndrim i mëparshëm i Rexhepit lidhur me shtetin e Izraelit dhe se nuk qëndron pas tij.

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mickoski iu kthye opozitës me kundërpyetje: sa ministra drejtësie kishte pasur koalicioni i Rexhepit dhe pse çështja nuk ishte zgjidhur atëherë.

“Jeni patriotë ‘Ali Ekspres’ kur jeni në opozitë, ndërsa kur jeni në pushtet promovoni agjenda të gjelbërta”, tha ai. Kryeministri theksoi se Qeveria po investon miliona euro në ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”.

Sa i përket pyetjes kryesore, Mickoski u shpreh se e mbështet idenë që një popull të mos llogaritet si përqindje, por nuk u shpreh se është I gatshëm të ndryshojë kushtetutën, ndërsa me këtë rast edhe konfirmoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk merr si bazë kuotat etnike. “Do të keni mundësi të votoni ligjin për përfaqësim të drejtë, ku përqindjet nuk vlejnë, por cilësia. Pres nga ju mbështetje. Njoh shumë shqiptarë që nuk duan veten ta shohin me përqindje” tha ai. Rexhepi nuk u kënaq me përgjigjen. “Objektiviteti mungon te ju totalisht. Pyetja ishte aq e sinqertë, ju si opozitar keni kërkuar ndryshime kushtetuese, ndërsa sot theksoni se si duhet të shihen shqiptarët” replikoi deputeti Rexhepi, i cili shprehu vërejtjen e tij duke thënë se me fjalë nuk rregullohen të drejtat e një populli, por me ligje. (koha.mk)

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

12 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

24 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

24 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

24 hours ago