BDI: Një javë nga aktgjykimi në Hagë, Shasivari ende pa qëndrim

Nga BDI kanë reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke deklaruar se ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa sipas tyre ministri ende nuk ka bërë një deklaratë pas vendimit.

“Por, Shasivari foli para aktgjykimit. Me deklaratën e tij skandaloze, ai barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që ende nuk ishte shpallur.

Madje, vetë Shasivari premtoi se pas shpalljes së aktgjykimit do të kishte një mesazh të tij për Kosovën dhe qytetarët e saj. Një javë më pas, mesazhi mungon. Mungon edhe përgjegjësia.

Sot, kur aktgjykimi është shpallur, ai hesht.

Kjo heshtje nuk e fshin deklaratën e tij dhe as përgjegjësinë politike që rrjedh prej saj.

Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë kur duhet të japë llogari.

BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe përsërit kërkesën: Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje”, thonë nga BDI.