Categories: LajmeMaqedoni

ASH e Selës: Skandaloze, bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiçit, e konfirmon vetë ministri i Sërbisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka theksuar sot se urdhërin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet.
Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesic, në një deklara zyrtate të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024.

Deklarata KËTU: (https://www.bgnes.com/balkans/belgrade-we-have-eliminated-corridor-8-we-are-building-belgrade-skopje-athens?fbclid=IwZnRzaAQ3TyxleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEes21W1iM0bJUh2ZCro1zZuj2YuFVQVEy-aWfqxLVw_MFbLtqN1s_RODTQ0PY_aem_chzJf5Je9IBQm1RBCi1ndQ )

“Në këtë deklaratë ministri sërb e quan fitore të Sërbisë ndaj perëndimit, devijimin e Korridorit 8 dhe ridestinimin e investimeve në Korridorin 10 që do lidh Sërbinë me Greqinë dhe siç thotë ai “Sërbinë e bën epiqendër të rajonit”. Agjencia BGNES që citon ministrin serb, shkruan se Ministri i Transportit të RMV-së, Aleksandër Nikollovski ka provuar që mjetet e siguruara nga fonde ndërkombëtare për Korridorin 8 t’i ridestinon në interes të korridorit 10 që avancon Sërbinë. Kjo është e vërteta e devijimit të Korridorit 8, vendimit për të bllokuar aksin Trebenishtë-Strugë me çka Struga përjashtohet nga Korridori 8 dhe mbetet e izoluar totalisht. Në këtë skenarë, siç njoftuam që nga 10 mars, kemi informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin.
Ju bëjmë thirje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin dhe relativizojnë planet e Vuçiçit kundër shqiptarëve, të mos defokusojnë me akuza të politikës ditore, por urgjentisht të bllokojnë këto projekte ogurzeza të Botës sërbe ose të paktën të distancohen nga kjo Qeveri! Kjo është një kauzë e vërtetë kombëtare që tejkalon kolltuqet qeveritare dhe interesat partiake, por kërkon unifikimin e klasës politike shqiptare dhe involvimin e faktorit ndlrkombëtar, SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Europian”, theksoi ASH.(INA)

Admin1

Recent Posts

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

1 hour ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

13 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

14 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

1 day ago