Organizatorët e turneut ndërkombëtar të Yll Limani kanë njoftuar anulimin e koncertit të planifikuar në Malmö, pjesë e turneut Phase I 2026.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ekipi i Three60 Music bëri të ditur se vendimi është marrë për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të organizatorëve.
“Jemi thellësisht të trishtuar që të njoftojmë se koncerti i Yll Limani në Malmö është anuluar për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë. E dimë që shumë prej jush kishin bërë plane dhe ishin entuziastë për të qenë aty me ne. Sinqerisht kërkojmë falje për zhgënjimin dhe bezdinë që mund t’ju shkaktojë ky vendim”, thuhet në njoftim.
Anulimi ka zhgënjyer shumë fansa që kishin planifikuar të merrnin pjesë në koncertin e artistit shqiptar në Suedi.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…