Categories: Sport

Ancelotti publikon listën paraprake të Brazilit për Botërorin 2026, rikthehen Neymar dhe Thiago Silva

Trajneri i kombëtares së Brazilit në futboll, Carlo Ancelotti, ka bërë publike listën paraprake të futbollistëve për Kupën e Botës 2026, duke rikthyer në skuadër emra të mëdhenj si Neymar dhe Thiago Silva.

Dy veteranët janë përfshirë në listën fillestare të “Seleçaos”, duke sinjalizuar besimin e trajnerit italian në përvojën e tyre për turneun më të madh të futbollit botëror. Në të kundërt, Savinho nuk ka arritur të sigurojë një vend në këtë fazë paraprake.

Sipas raportimeve të ‘TNT Brasil’, talenti i ri Estevao është zyrtarisht jashtë planeve për Kupën e Botës 2026.

Lista aktuale përbëhet nga 55 lojtarë, por Ancelotti do të duhet ta reduktojë atë në vetëm 26 futbollistë, të cilët do të përfaqësojnë Brazilin në fazën finale të Botërorit 2026, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrikun e kësaj vere.

Brazili është shortuar në Grupin C të Kupës së Botës, së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë.

/ReportTv.al/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago