Një video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur reagime të shumta lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
Në pamjet që po qarkullojnë online shihet një autobus i ndaluar në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Disa portale kanë raportuar se në autobus ndodheshin studentë nga Shqipëria, të cilët po udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe një nga organizatorët e protestës, studenti Mevlan Ademi, i cili përmes një postimi publik ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të studentëve.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar ai.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me ndalimin e autobusit në kufi.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…