Categories: LajmeRajon-Botë

Aksident i rëndë në SHBA, dhjetëra të plagosur dhe pesë viktima nga përplasja zinxhirore

Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 34 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Virginia, ku një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën ndërshtetërore I-95.

Sipas autoriteteve amerikane, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në korsinë jugore të autostradës, në një zonë ku trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë.

Mediat ndërkombëtare, mes tyre edhe BBC, raportojnë se shoferi i autobusit nuk arriti të ngadalësonte në kohë, duke shkaktuar përplasjen zinxhir me automjetet që ndodheshin përpara.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona që ndodheshin në automjetet e goditura nga autobusi humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dhjetëra të plagosur u transportuan drejt spitaleve për trajtim mjekësor.

 

Autoritetet bëjnë me dije se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për shkaqet e plota të aksidentit vijojnë

© BalkanWeb

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago