Categories: LajmeMaqedoni

Ahmeti: Ndarja e Maqedonisë më është ofruar, por e refuzova për të shmangur luftën

Kreu i BdI-së, Ali Ahmeti, ka zbuluar se para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit i ishte propozuar ndarja e Maqedonisë.

Në një intervistë, ai tha se ky propozim kishte ardhur nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Ljubço Georgievski, por ishte refuzuar pasi do të sillte pasoja të rënda dhe përplasje të mëdha.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen paqësore të Ohrit si zgjidhje më e mirë, vërtetë kompromis, por zgjidhja tjetër nuk ishte aq e lumtur, nuk ishte aq e mirë, por ishte e dhimbshme edhe për maqedonët edhe për shqiptarët, sepse mua mu vendos në tavolinë propozimi për ndarjen e Maqedonisë, nga qeveria e Maqedonisë, kryeministër Georgievski. Mirëpo nuk ishte zgjidhja më e mirë, ishte zgjidhje që do shkaktonte përplasje shumë më të mëdha. Do merrte shumë jetë njerëzish sepse lufta do zhvillohej për territore. Sepse ai propozim i Georgievskit e përkufizonte dhe nga 30% shqiptarët sa janë në Republikën e Maqedonisë në një hapësirë territori diku rreth pesë gjashtë përqind, kryesisht ishte Tetovë, Gostivar dhe vendlindja ime Zajazi dhe Oslomeja. Po pa Kërçovën, pa Strugën, pa Shkupin, pa Kumanovën, pa Prespën, pa Manastirin, pa Velesin e Ohrin. E dhimbshme për të dy palët. Duheshe të dëbohen 260.000 shqiptarë nga tokat e veta dhe 60.000 maqedonas të dëbohen gjithashtu nga tokat e veta që jetonin në pjesën me shumicë shqiptare. Dhimbja do ishte e njëjtë për të dy palët”, u shpreh ai.

Sipas Ahmetit, zgjidhja më e pranueshme mbeti Marrëveshja e Ohrit, pavarësisht se ishte kompromis dhe nuk kënaqi plotësisht asnjërën palë. Ai theksoi se marrëveshja solli përparime të rëndësishme për shqiptarët, përfshirë përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe dhe rritjen e përfaqësimit në institucione.

“Nuk jam i penduar sepse nuk i shkaktova dhimbje më të mëdha as shqiptarëve, por as edhe maqedonasve. Nuk u shkaktova dhimbje dhe nuk pendohem për këtë zgjidhje. Dhe marrëveshja përparoi mjaft. U legalizua Universiteti i Tetovës. Gjuha shqipe hyri në fillimet e saj në përdorim, në institucionet e shtetit, presidenca, qeveria, kuvendi, të gjitha janë edhe në gjuhën shqipe. Materialet filluan të komunikojnë, pasi u miratua ligji përdorimin e gjuhëve, se para përdorimit të gjuhëve ishte përdorimi i kufizuar. Shqiptarët përparuan në administratë nga 2%, 1%, 0.5%, 5% nëpër institucion që ishin të përfaqësuar shkoi përfaqësimi në 21-22%. Pas miratimit të ligjit të gjitha institucionet qendrore të gjithë me mbishkrim në gjuhën shqipe, ministritë, filloi komunikimi me komunat në dy gjuhët edhe në gjuhën shqipe, sepse se gjuha shqipe sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe të garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% në Republikën e Maqedonisë atëherë ishte ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj në të gjitha institucionet shtetërore, në të gjitha nivelet, siç do të përcaktohet me ligj dhe ne për 15 vite nuk e kemi mbyllur ligjin e gjuhës, e kemi avancuar, kemi bërë ca hapa”, theksoi ai.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago