Categories: LajmeMaqedoni

Agjencia për Qasje në Informata tre muaj e bllokuar: Nuk ka drejtor, punëtorët pa rroga, zvarritet procedura

Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik vazhdon të mbetet e bllokuar që nga dhjetori 2025, ende nuk është emëruar udhëheqësi i ri, ndërsa punëtorët nuk marrin rroga. Ankesat nuk trajtohen dhe ueb-faqja nuk punon, raporton Portalb.mk.

Në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, pika e vetme ishte propozimi për drejtor të Agjencisë, ku kryetari i Komisionit e propozoi Petar Gajdov.

Deputetët e pushtetit ngritën dorën dhe miratuan kandidatin pa diskutim, ndërsa opozita heshti.

Nuk u zgjodh asnjë zëvendësdrejtor, edhe pse kishte katër kandidatë.

Sipas kryetarit të komisionit GjorgjiaSaikoskit, asnjëri nuk përmbushte kriteret, kandidate për zëvendës-drejtoreshë ishte edhe drejtoresha paraprake e institucionit Plamenka Bojçeva.

Për zëvendës-drejtorë u paraqitën edhe Fatmir Zimberi, Ismed Selmani dhe Mile Stojanovski.

Pritet që në vijim drejtori i ri të votohet nga deputetët në seancë plenare.

Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik është pa drejtor që nga 25 dhjetori 2025, kur i përfundoi mandati ish-drejtores Plamenka Bojcheva, ndërsa procesi për emërimin e drejtorit apo drejtoreshës së re është zvarritur me muaj.

Paralizimi i këtij institucioni ka ndikuar direkt në punën e mediave, të cilat nuk kanë ku të ankohen në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për informata.

Ndryshe, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, në vitin 2024 ka trajtuar rreth 350 ankesa, ndërsa në vitin 2025 ka trajtuar rreth 580 ankesa nga individë apo organizata të cilëve u ishte penguar e drejta për qasje të lirë në këto informata.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

22 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

22 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

22 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

22 hours ago