Merr fund shoqëria e mikeshave të ngushta të Big Brother VIP Kosova!
Dy emra që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend treguan një shembull të rrallë afërsie, sot po përballen me një realitet tjetër. Ata që i ndoqën hap pas hapi në Big Brother VIP Kosova, e dinë mirë se sa shumë u forcua dhe u konsolidua miqësia mes tyre jashtë kamerave gjatë vitit të shkuar duke u bërë pothuajse të pandashme.
Por, siç ndodh rëndom, dinamikat e jetës ndryshojnë.
Prive By Liberta Spahiu mëson se kjo miqësi e fortë, tashmë ka marrë fund krejtësisht. Po flasim pikërisht për Dianën dhe Bay T.
Burimet tona bëjnë të ditur se ftohja mes tyre ka qenë graduale, deri në pikën sa së fundmi vajzat kanë hequr njëra-tjetrën edhe nga rrjetet sociale. Nuk bëhet fjalë për ndonjë sherr apo dramë të madhe, por thjesht për një distancim gradual mes tyre. Ky rast na kujton se ndryshimet e raporteve pas ekranit nuk janë risi, pasi pak kohë më parë, raportuam edhe për fundin e miqësisë mes Kaderit dhe Shqipes nga edicioni i dytë.
Sot, rrugët e tyre janë ndarë plotësisht dhe ato s’flasin me njëra-tjetrën. Bay T po shijon suksesin në muzikë me koncerte ndërsa Diana është fokusuar në punë, jetën private dhe në super investimin që po bën për shtëpinë e saj të re në Prishtinë në një nga zonat më elitare./veriu.info/
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…