Klodi ka shkaktuar të qeshura në rubrikën e pyetjeve provokuese në emisionin “Trotuar”, ku panelistët u përballën me dilema mes parave dhe ndjenjave.
I pyetur nëse do të pranonte të mos e shihte më kurrë një ish-partner në këmbim të 100 mijë eurove, Klodi u përgjigj pa hezitim, duke e bërë të qartë që për të nuk kishte asnjë dilemë.
“Për 100.000 euro? Edhe për 10 mijë euro, edhe për 1 euro! (Pyetja e radhës), s’ka diskutim!”, u shpreh ai me të qeshur.
Përgjigjja e tij shkaktoi reagime në studio, ndërsa diskutimi vijoi edhe me pyetjen nëse do të pranonte të dilte në një takim me dikë vetëm për para. Klodi theksoi se situatat e jetës duhen parë në mënyrë realiste.
