Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e saj për qytetarët dhe duke kritikuar ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja ka kërkuar që të mos ushtrohet forcë ndaj nënave, grave, vajzave dhe studentëve, ndërsa ka bërë thirrje për largimin e qeverisë.
“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi këngëtarja.
Reagimi i Libohovës vjen në një kohë kur protesta në kryeqytet dhe ndërhyrjet e policisë kanë nxitur reagime të shumta publike.
