“Kaubojsi” ofron 10 mijë euro për këdo që e hedh Ramën në koshin e plehrave!

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar ndaj shpërblimit prej 2,500 eurosh të ofruar nga qeveria për policët, duke bërë një ofertë të tijën.

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër ose kryeministrin në koshin e plehrave!”, deklaroi Ndocaj.