Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë radhazi, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.
Forcat e rendit janë pozicionuar në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të sigurisë gjatë tubimit.
Përplasjet vijnë pas incidenteve të raportuara gjatë protestës, ku janë hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të policisë.
