Benita Zena mahnit me fotoshooting-un e ri, ja çfarë ka bërë me flokët

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka realizuar një fotoshooting të veçantë, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe paraqitjen e saj atraktive.

E veshur me një kombinim elegant në ngjyrë të zezë, Benita ka spikatur edhe me flokët e gjata në ngjyrë të bardhë argjendi.

Në gjatësinë e flokëve shihen njolla të zeza, ndërsa ajo që e bën paraqitjen edhe më të veçantë është emri i saj, i krijuar me anë të flokëve.

Me këtë stil kreativ dhe të pazakontë, Benita ka sjellë një paraqitje ndryshe, duke kombinuar elegancën me detaje që nuk kalojnë pa u vënë re.