Dhimbje e madhe për aktorin kosovar, humb motrën në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka ndarë lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Besës.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i ka kushtuar asaj disa fjalë prekëse, duke shprehur dhimbjen për humbjen e motrës së dashur.

“BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty.

Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua”, ka shkruar aktori.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.