Shpërthime pranë Kuvendit, policia përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës!

Tensione të forta janë regjistruar pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku janë dëgjuar shpërthime të shumta gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia është përgjigjur me përdorim të gjerë të gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën në zonën pranë godinës së Kuvendit, ndërsa gjendja raportohet të jetë ende e tensionuar.