Pas lirimit, Artan Grubi shfaqet në publik – dje ishte në xhaminë e Butelit!

Artan Grubi është parë ditën e djeshme duke falur namazin e xhumasë në xhaminë e Butelit në Shkup, ku shërben hoxha Bedri Lika.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale e paraqesin Grubin gjatë faljes së namazit.

Kjo konsiderohet paraqitja e tij e parë publike pas lirimit nga masa e paraburgimit shtëpiak.