Halil Snopçe kundërshton deputetin e VMRO-DPMNE-së: “Merita duhet të vlerësohet pa diskriminim”

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj një deputeti të VMRO-DPMNE-së, i cili kundërshtoi kërkesën për ndarje të drejtë dhe të barabartë të shpërblimeve shtetërore.

Snopçe theksoi se shpërblimet nuk duhet të bazohen vetëm te pretendimi për meritë, por edhe te mënyra se si ajo vlerësohet, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe pa diskriminim.

“Pikërisht për këtë arsye duhet të sigurohet që merita të vlerësohet pa dallime dhe pa diskriminim”, deklaroi Snopçe.

Ai kundërshtoi gjithashtu deklaratën se Maqedonia nuk ka asnjë fitues të Çmimit Nobel, duke përmendur Nënë Terezën dhe Ferid Muratin, të cilët kanë prejardhje nga Maqedonia.