Mesazh i fortë nga Ahmeti: “Bërvenica nuk duhet t’u dorëzohet të tjerëve”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët e Gurgurnicës, ku ka promovuar kandidaturën dhe programin e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Gjatë takimit, Ahmeti theksoi se Bërvenica ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, përgjegjësi dhe zhvillim, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e AKI-së.

“Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim! Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi se qytetarët meritojnë një kryetar që mbron interesat e tyre dhe respekton vullnetin e tyre politik.