Vajza e Eli Farës i qëndron pranë në ditët e vështira: “Mbretëresha ime e bukur”

Në një periudhë të vështirë për këngëtaren Eli Fara, vajza e saj, Marina, i ka shprehur publikisht mbështetjen përmes një mesazhi plot dashuri.

Marina publikoi në Instagram një fotografi me të ëmën, të cilën e shoqëroi me fjalët: “Mbaje kokën lart, mbretëresha ime dhe kurorën drejt”, duke shtuar edhe: “Mbretëresha ime e bukur”.

Mesazhi vjen pas publikimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila, çështje për të cilën Eli Fara ka dëshmuar edhe në polici.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të regjistrimeve dhe ka reaguar ndaj cenimit të privatësisë së saj. “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”, u shpreh ajo, duke kërkuar që materialet të mos shpërndahen më tej dhe duke bërë të ditur se çështjen do t’ia lërë drejtësisë.