Rikthehet Bleona Qereti në Shqipëri me një projekt të ri muzikor

Bleona Qereti po përgatit një projekt të veçantë, duke iu rikthyer këngëve në shqip që e bënë të njohur për publikun shqiptar.

Këngëtarja ka nisur punën për rixhirimin dhe ripërpunimin e 20 këngëve, të cilat pritet të publikohen në kuadër të dy albumeve vizuale.

Paralelisht, Bleona po vazhdon edhe me projektet e saj ndërkombëtare, duke sjellë këngë të reja në anglisht, mes tyre “RIDE IT” dhe “BOY GONE BAD”. Në vijim pritet edhe një EP e prodhuar nga producenti i njohur Timbaland.

Ky rikthim synon të bashkojë këngët që shënuan fillimet e karrierës së saj me përvojën që ka fituar ndër vite në skenën ndërkombëtare.