Një 28-vjeçar nga Vrapçishti është arrestuar nga policia, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, kontrolli është kryer më 9 tetor 2026, nga ora 20:40 deri në 21:50, nga zyrtarë të Njësisë Mobile „Task Force“, Njësisë së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar dhe Stacionit Policor në Gallatë, me urdhër gjykate.
Gjatë bastisjes janë gjetur një paketim me marihuanë, një epruvetë me letër alumini që përmbante kokainë, si dhe një qese tjetër me kokainë.
Lidhur me rastin, është privuar nga liria M.A. (28) nga Vrapçishti.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat përkatëse.
