Nga 28 tetori, dokumentet personale mund t’i mbani në telefon

Ministri Stefan Andonovski ka paralajmëruar se më 28 tetor do të promovohet aplikacioni „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund t’i kenë dokumentet personale në formë digjitale në telefonin e tyre.

Aplikacioni do të jetë falas dhe përdorimi i tij vullnetar. Dokumentet fizike do të vazhdojnë të jenë të vlefshme, por versionet digjitale nuk pritet të pranohen menjëherë nga të gjitha institucionet.

Sipas Andonovskit, aplikacioni është në fazën përfundimtare të testimit dhe synon të lehtësojë qasjen në dokumentet personale dhe shërbimet shtetërore. Ai pritet të jetë i disponueshëm përmes platformave Google dhe Apple.

Ndërkohë, propozimi për marrëveshjen e roamingut me Bashkimin Evropian, sipas parimit „roaming si në shtëpi“, u është dorëzuar institucioneve për shqyrtim. Marrëveshja pritet të përmbyllet në fillim të vitit 2027.