17-vjeçarja nga Gostivari denoncon kërcënime dhe dhunë, arrestohen tre persona

Një 17-vjeçare nga rajoni i Gostivarit ka denoncuar në polici se për një periudhë të gjatë dyshohet se është përballur me kërcënime, dhunë fizike dhe keqtrajtim psikologjik nga partneri i saj jashtëmartesor dhe dy anëtare të familjes së tij.

Rasti është denoncuar më 6 tetor në Stacionin Policor të Rostushës, në prani të njërit prej prindërve të vajzës.

Sipas denoncimit, të dyshuar janë partneri i saj 23-vjeçar, nëna e tij 53-vjeçare dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i Gostivarit.

Të tre personat janë privuar nga liria po atë ditë.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pas përfundimit të procedurës pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës.