Më 2 dhe 3 tetor, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 17 persona, të moshave nga 20 deri në 48 vjeç.
Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, substanca pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, substancë e bardhë në formë kokrrizash, metadon dhe tableta.
Aksioni ka vazhduar edhe në Tetovë. Më 2 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ljubotenska”, policia ka ndaluar një 20-vjeçar nga Nerashti, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një qese me substancë pluhuri të bardhë.
Vetëm pesë minuta më vonë, në fshatin Pallaticë, janë ndaluar edhe dy persona, 22 dhe 24 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet BMW. Gjatë kontrollit, sipas policisë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Të gjithë personat janë privuar nga liria në përputhje me procedurat ligjore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, policia njofton se ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse pranë organeve kompetente.
